Rúben Amorim, i njohur për sistemin e tij të lojës 3-4-3, po synon të transformojë Manchester United duke u përqendruar në tre emra të mëdhenj: Viktor Gyökeres, Khvicha Kvaratskhelia, dhe Alphonso Davies.
Nëse këto transferime realizohen, ato do t’i jepnin United-it një përzierje të fuqisë fizike, krijimtarisë dhe shpejtësisë, shkruan Gazeta OLLE.
Analiza e lojtarëve dhe përshtatja në 3-4-3:
1.Alphonso Davies (Bayern Munich)
Roli: Mbrojtës i majtë/mesfushor krahu.
•Çfarë sjell?: Davies është perfekt për një formacion 3-4-3. Ai është një lojtar dinamik me aftësi të jashtëzakonshme sulmuese dhe mbrojtëse.
Në këtë sistem, ai do të shërbente si një krah i majtë që mund të ndihmojë në mbulimin defansiv dhe të krijojë hapësira në sulm.
Ai do të sigurojë krahun e majtë në një mënyrë që United nuk ka parë prej kohësh, duke krijuar një treshe të fuqishme me Casemiron dhe Bruno Fernandesin në mesfushë.
Khvicha Kvaratskhelia (Napoli)
Roli: Sulmues krahu i majtë.
Çfarë sjell?: I njohur si “Kvaradona,” ai është një lojtar kreativ, me aftësi të jashtëzakonshme për të dribluar dhe për të krijuar raste. Në një sistem 3-4-3, ai do të shkëlqejë si sulmues krahu, duke siguruar furnizim për sulmuesin qendror dhe duke terrorizuar mbrojtjet kundërshtare.
Do të ishte një pasues ideal i Marcus Rashford në krah ose mund të formojë një dyshe vdekjeprurëse me të, e gjitha çfarë vendos United të bëj me anglezin
Viktor Gyökeres (Sporting CP)
Roli: Sulmues qendror.
Çfarë sjell?: Gyökeres është një sulmues me fizik të fortë dhe aftësi për të mbajtur topin dhe për të luajtur në presion. Në sistemin e Amorimit, ai do të luante si pika qendrore e sulmit, duke përfituar nga krosimet e Davies dhe kreativiteti i Kvaratskhelias.
Një alternativë më fizike dhe e besueshme në krahasim me Martial ose Højlund, duke e bërë sulmin më efikas se sulmuesit e kaluar të United edhe pse Hojlund nuk pritet të largohet por mund të humbas vendin e titullarit.