Top 10 stadiumet ku do të luhen ndeshjet e Kampionatit Evropian në Gjermani

Shqipëria siguroi kualifikimin e dytë në histori në një Europian. Kuqezinjtë e Sylvinhos do të jenë pjesë e vazos së dytë në shortin që do të hidhet në datën 2 dhjetor. Aty ku do të mësohen edhe rivalët në grup.

Euro 2024 organizohet në Gjermani gjatë verës së ardhshme, në periudhën 14 qershor-14 korrik. 10 janë stadiumet e përzgjedhura, me tifozët shqiptarë që do të jenë të shumtë dhe ndër më të zjarrtët në tokën gjermane.

Ndeshjet e Europianit do të zhvillohen në Berlin, Munich, Hamburg, Dusseldorf, Stuttgart, Gelsenkirchen, Dortmund, Cologne, Frankfurt dhe Leipzig.

Stadiumet e Euro 2024

OLYMPIASTADION (Berlin)

Kapaciteti: 74 mijë tifozë
Skuadra: Hertha Berlin

Në stadiumin e kryeqytetit organizohet çdo finale e Kupës së Gjermanisë prej vitit 1985. Në Olympiastadion u luajt finalja e Botërorit 2006 mes Italisë dhe Francës.

Ndërkohë në 2015 u zhvillua edhe finalja Champions League: Barcelona-Juventus.

6 takime do të luhen në këtë stadium, përfshirë finalja e madhe dhe një nga duelet çerekfinale.

RHEINENERGIESTADION (Cologne)

Kapaciteti: 49 mijë tifozë
Skuadra: Koln

Në vitin 2020 priti finalen e Europa League mes Sevillas dhe Interit. Ky stadium u rikonstruktua në 2006 për llogari të Kupës së Botës.

5 sfida në “RheinEnergieStadion” në Euro 2024, mes tyre edhe një ndeshje e raundit të 1/8-ve.

SIGNAL IDUNA PARK (Dortmund)

Kapaciteti: 66 mijë tifozë
Skuadra: Borussia Dortmund

Një ndër stadiumet më të veçanta në Gjermani dhe jo vetëm, falë tribunës së famshme “Muri i verdhë”.

Këtu u luajt finalja e UEFA-s e vitit 2001 mes Liverpoolit dhe Alavesit. 6 duele do të zhvillohen në këtë stadium, mes tyre një nga gjysmëfinalet.

MERKU SPIEL-ARENA (Dusseldorf)

Kapaciteti: 51 mijë tifozë
Skuadra: Fortuna Dusseldorf

Stadiumi i kryeqytetit të North Rhine-Westphalia, aty ku DFB (Federata Gjermane e Futbollit) ka vendosur që të luhen 5 ndeshje të Euro 2024. Duke përfshirë edhe një nga çerekfinalet.

DEUTSCHE BANK PARK (Frankfurt)

Kapaciteti: 54 mijë tifozë
Skuadra: Eintracht Frankfurt

Në këtë stadium u zhvilluan finalja e UEFA-s për femra në vitin 2002 dhe çerekfinalja e Kupës së Botës 2006 mes Brazilit dhe Francës.

5 takime të Europianit janë programuar, mes tyre një sfidë e raundit të 1/8-ve.

VELTINES ARENA (Gelsenkirchen)

Kapaciteti: 54 mijë tifozë
Skuadra: Schalke 04

Këtu u përballen Porto dhe Monaco në finalen e Champions League 2004, stadium që priti edhe çerekfinalen e Botërorit 2006: Angli-Portugali.

Në program janë 4 përballje të Euro 2024, duke llogaritur edhe një duel të raundit të 1/8-ve.

VOLKSPARKSTADION (Hamburg)

Kapaciteti: 52 mijë tifozë
Skuadra: Hamburg

Stadium ku Atletico Madrid dhe Fulham u sfiduan në finalen e Europa League 2010. Por ku u mbajt edhe çerekfinalja e Kupës së Botës 2006: Itali-Ukrainë.

5 ndeshje në këtë stadium, mes tyre dhe një çerekfinale e Euro 2024.

RED BULL ARENA (Leipzig)

Kapaciteti: 43 mijë tifozë
Skuadra: Leipzig

Priti disa ndeshje të fazës së grupeve në Gjermani 2006 dhe sfidën Argjentinë-Meksikë, raundi i 1/8-ve.

DFB e ka përzgjedhur si stadium ku do të luhen 4 takime të Euro 2024. Edhe një ndeshje e raundit të 1/8-ve.

ALLIANZ ARENA (Munich)

Kapaciteti: 70 mijë tifozë
Skuadra: Bayern

Bayerni dhe Chelsea u përballen mes tyre në këtë stadium në finalen e Champions League 2012. Por edhe Italia dhe Belgjika në çerekfinalen e Euro 2020.

Allianz Arena pret 6 sfida të Euro 2024, më e forta një nga gjysmëfinalet.

MHPARENA (Stuttgart)

Kapaciteti: 54 mijë tifozë
Skuadra: Stuttgart

U luajt finalja për vendin e tretë e Kupës së Botës 2006. Mes Gjermanisë vendase dhe Portugalisë.

Stadiumi i Stuttgartit pret 5 duele të Euro 2024, edhe një nga takimet çerekfinale.

 

 

Kwasniok: Muslija është lodhur shumë me Kosovën, sigurisht që do të stërvitet lehtë

Maldini: Për 10 dite tentova dhe u përpoqa ta sillja te Messin te Milano