Top 10 përforcimet e dështuara në Premierligë

Si zakonisht, Premierliga bëri shumë përforcime në fillim të këtij sezoni. Por, disa prej më të mëdhave nuk kanë dhënë shkëlqimin e pritur. Këto janë dhjetë blerjet më të dështuara

Premierliga ende konsiderohet si më e forta në botë. Por, gjatë këtij sezoni bilanci i skuadrave nga elita e futbollit anglez në garat evropiane ka qenë shumë i varfër. Asnjë ekip nga Premierliga nuk ka mbetur në garë në Ligën e Kampionëve dhe Europa League.

Faji qëndron edhe te një numër i madh i përforcimeve të dështuara. Shkojmë me radhë.

  1. Fernando – Futbollisti që erdhi në fillim të këtij sezoni nga Porto në Manchester City nuk ka shfaqur të gjitha kualitetet e tij. Duket sikur nuk është adaptuar mirë në Etihad dhe e ka në dyshim pozitën në formacionin bazë.
  1. Rickie Lambert – Nga Southampton erdhi në Liverpool dhe pritej se do t’i ndihmonte sulmit, por nuk ia doli. Luis Suarez u largua nga klubi në verën e vitit të kaluar dhe nga Lambert u prit shumë më tepër në Anfield.
  1. Gareth Barry – Mesfushori ishte futbollist i lirë dhe në fund iu bashkua Evertonit. Por, atje ka bilanc shumë të dobët dhe tifozët ngadalë janë duke e humbur durimin.
  1. Mauro Zarate – Sulmuesi u transferua në West Ham United, por nuk u paraqit në mënyrën më të mirë. Tani është i huazuar në Queens Park Rangers.
  1. Rio Ferdinand – Ishte futbollist i lirë dhe vendosi ta vazhdojë karrierën në Queens Park Rangers. Por, ndoshta do të ishte më mirë që të pensionohej.
  1. Mario Balotelli – Erdhi nga Milan për 18 milionë euro dhe pritej se do të rehatojë sulmin e Liverpoolit. Por, ai ka realizuar vetëm një gol në Premierligë në gjithsejtë 14 paraqitje.
  1. Emmanuel Rivier – Nuk ishte i lirë, Newcastle e pagoi 5 milionë euro nga Monaco. Por, 17 paraqitje pa asnjë gol të shënuar e inkuadrojnë në listën e përforcimeve të dështuara.
  1. Radamel Falcao – Erdhi në formë huazimi në Manchester United nga Monaco, dhe u prit që të jetë një prej përforcimeve kryesore në Premierligë. Por, ai nuk është as hija e Falcaos së dikurshëm.

2. Eliaquim Mangala – Futbollisti i cili së bashku me Fernandon erdhi në Man City nga Porto u pagua 32 milionë funte. Gjatë këtij sezoni është duke luajtur si partner i Vincent Kompany, por nuk po i shkon mirë.

  1. Angel Di Maria – Nëse marrim parasysh vlerën e transferimit, atëherë ky është përforcimi më i dështuar i sezonit në Premierligë. Për 75 milionë euro dëmshpërblim, argjentinasi realizoi tre gola në 21 paraqitje.