Top 10 lojtarët më të vlefshëm në treg të Mino Raiolas

Agjenti italian, Mino Raiola njihet për përfaqësimet e lojtarëve më të talentuar në Evropë, por cilët janë lojtarët më të vlefshëm që përfaqëson italiani?

Mino Raiola është shpesh protagonist i lajmeve të transferimeve në Evropë. Super-agjenti italian njihet për përfaqësimin e lojtarëve më në emër në botë, shkruan lajmi.net.

Raiola njihet për transferimet dhe deklaratat bombë që jo shpesh herë janë në sinkronizim me klubet të cilat janë në pronësi të lojtarëve që ai përfaqëson.

Por, pandemia COVID-19 ka vështirësuar situatën ekonomike në futboll, por si duket këtë nuk do ta ketë problem Raiola, pasi lojtarët e tij që ai përfaqëson kapin vlerën e gjithsej +500 milionë euro.

Lajmi.net. ju sjell një listë me 10 lojtarët më të vlefshëm në tregun modern të futbollit që përfaqësohen nga Raiola.

1 – Erling Haaland, Borussia Dortmund (110 milionë euro)

Haaland aktualisht llogaritet si lojtari më me perspektivë në Evropë, klubet më të mëdha evropiane janë në kërkim të tij, por Borussia Dortmund nuk do të negociojë ndonjë shitje të tij më pak sesa klauzola e tij. Mbetet të shihet e ardhmja e norvegjezit, megjithëse me lidhjet e Raiolas, Real Madrid dhe Barcelona janë në pozitë të mirë për të nënshkruar me të.

2 – Matthijs de Ligt, Juventus (75 milionë euro)

De Ligt është njëri nga mbrojtësit më të vlefshëm në botë dhe ai është vetëm 21 vjeçar, nuk parashihet ndonjë transferim i tij, por nëse do të ndodhte, Raiola sigurisht që do të ishte i lumtur sepse do të përfitonte shumë nga shitja e tij. De Ligt u transferua tek Juventusi në verën e vitit 2019 për një shumë prëj 85 milionë eurosh.

3 – Paul Pogba, Manchester United (60 milionë euro)

Një figurë kontroverse, Pogba nuk e ka çmimin e dikurshëm por megjithatë ai mbetet njëri nga mesfushorët më të shtrenjtë në treg. Një transferim i francezit nuk besohet se do të ndodhë, por një shkëmbim më Eden Hazard po flitet nga mediat spanjolle.

4 – Marco Verratti, PSG (60 milionë euro)

Magjistari i vogël i Parisit, Verrati është njëri nga lojtarët më të mirë në 10 vitet e fundit në Evropë. Ai përfaqësohet nga Raiola, por nuk parashikohet një transferim i tij larg nga PSG, italiani ka vlerën e 60 milionë eurosh.

5 – Donnarumma, AC Milan (60 milionë euro)

Donnarumma dhe Raiola janë bërë problemi kryesor i Paolo Maldinit, Raiola nuk dëshiron të lëshojë pe për kontratën e re dhe nuk pranon shifër nën 10 milionë euro, ndërsa Milani ka ofruar tetë. Portieri italian mund të largohet si transferim i lirë në verë, por sipas gjitha gjasave nëse një largim ndodh, atëherë do të duhet të jetë një pagë e mirë.

6 – Stefan de Vrij, Inter (55 milionë euro)

Motorri i mbrojtjes më të mirë në Itali, de Vrij është njëri nga mbrojtësit më të mirë këtë sezon. Ai ishte figurë kyçe në mbrojtjen e “Nerazzurrëve” që qoi në triumfin në Serie A. Holandezi llogariet të vlejë diku rreth 55 milionë euro.

7 – Hirving Lozano, Napoli (45 milionë euro)

“Chucky” Lozano ka pasur një vit të vështirë që nga transferimi në Itali, por ai ka arritur të impresionojë në Napoli duke treguar cilësitë e tij. Nëse dikush e do atë, 35 milionë euro është minimumi që duhet të paguajë dhe Raiola është i vetëdijshëm për cilësitë e tij.

8 – Marcus Thuram, Borussia Monchengladbach (35 milionë euro)

Marcus Thuram është njëri nga talentët më të mëdhenj në Gjermani, ai përfaqësohet nga Raiola dhe vlera e tij sa vjen dhe rritet. Nëse klubet evropiane e duan atë, duhet të nxitojnë e ta marrin për çmimin që ka, sepse pas një kohe mund të rritet, dhe sigurisht, Raiola nuk e ka problem këtë gjë.

9 – Moise Kean, PSG (35 milionë euro)

Kean është objektiv i PSG-së për këtë sezon, por spekulohet se Everton dëshiron jo më pak se 70 milionë euro, sidoqoftë mbetet një spekulim. Italiani në fakt ka një klauzolë ri-blerëse me Juventusin por e ardhmja e tij mbetet e paqartë.

10 – Romagnoli, AC Milan (30 milionë euro)

Kapiteni i Milanit është një atraksion për shumë skuadra, njëra nga ato është Barcelona, ai mund të jetë një zgjidhje e mirë për “Blaugranët” por marrë parasysh lidhjen e Raiolas me klubin katalanas do të duhej të ceknim që nuk do të ishte marrëdhënia më e “shëndoshë”. Sidoqoftë, ai vlerësohet diku rreth 30 milionë euro.