Top 10 futbollistët më të paguar në botë

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo e ka tejkaluar Lionel Messin duke u bërë futbollisti më i paguar në botë.

Ikona portugeze në listën e Forbes u bë kurorëzua si më i paguari, pasi iu bashkua Manchester Unitedit nga Juventus, disa javë pasi Messi kompletoi kalimin te PSG nga Barcelona, transmeton lajmi.net.

Ronaldo që ishte bërë atleti i parë që bëhet miliarderë, do fitojë rreth 91.5 milionë funte për sezonin 2021/22 te United falë kombinimit të pagës dhe disa marrëveshjeve luksoze.

Rikthimi te United ishte një valë nostalgjie për klubin anglez, që përmes postimeve në rrjete sociale thyen shumë rekorde dhe shitje të fanellave.

Rivali i Ronaldos, Messi që u largua nga Barcelona pas 21 viteve ka pranuar zbritje page për kalimin te PSG, edhe pse pagat e tij mbesin ndër më të mëdhatë në botë.

Edhe pse në fushë Ronaldo humb, marrëveshjet luksoze e bëjnë portugezin më të paguarin në sport.

Messi fiton rreth 80.5 milionë funte brenda dhe jashtë fushës, ndjekur nga Neymar dhe Kylian Mbappe, që i ka gjithashtu bashkëlojtarë te PSG.

Superylli i Liverpoolit, Mohamed Salah është lojtari më i paguar në Premierligë me rreth 30 milionë funte.

Salah momentalisht është duke negociuar kontratë të re, ku do fitojë edhe një tjetër rritje page.

Këta janë 10 më të paguarit sipas magazinës së “Forbes” në sezonin 2021/22.

10.Eden Hazard (Real Madrid) – 21 milionë funte për sezon

9.Gareth Bale (Real Madrid) – 23.5 milionë funte

8.Paul Pogba (Manchester United) – 25 milionë funte

6.Andres Iniesta (Vissel Kobe) – 26 milionë funte.

6.Robert Lewandowski (Bayern Munich) – 26 milionë funte

5.Mohamed Salah (Liverpool) – 30 milionë funte

4.Kylian Mbappe (PSG) – 31.5 milionë funte

3.Neymar (PSG)- 69.5 milionë funte

2.Lionel Messi (PSG) – 80.5 milionë funte

1.Cristiano Ronaldo (Manchester United) – 91.5 milionë funte.

“Carabao Cup” vazhdon me gjashtë përballje, ‘spikat’ Man United – West Ham

Drejtuesit e Barcelonës ende pendohen që Bartomeu refuzoi transferimin e Salah dhe Mbappe