Toni Domgjoni i bashkohet Kosovës, presidenti Ademi i uron mirëseardhje

Toni Domgjoni është ardhja e re te Përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjet e muajit tetor.

Anëtari i skuadrës holandeze Vitesse është bashkuar sot me pjesën tjetër të ekipit përfaqësues.

Presidenti Agim Ademi si zakonisht edhe sot e ka ndjekur nga afër stërvitjen e Përfaqësueses së Kosovës, teksa për disa çaste ka bashkëbiseduar me futbollistin, Toni Domgjoni, i cili është prurja më e re në ekipin kombëtar.

I pari i FFK-së edhe një herë i ka dëshiruar mirëseardhje në radhët e Dardanëve futbollistit të klubit holandez, Vitesse, duke uruar që ai të ambientohet sa më shpejtë me ekipin dhe të ketë rrugëtim të suksesshëm me Kosovën, me shpresën se shembullin e tij do ta ndjekin edhe shumë talente tjerë kosovarë që janë zhvilluar si futbollistë në Evropë.

Nga ana e tij, futbollisti Toni Domgjoni e falënderoi Ademin për mbështetjen dhe mikpritjen e ngrohtë si nga ana e stafit, ashtu edhe nga bashkëlojtarët dhe u zotua se do të japë më të mirën e tij në fanellën dardane.

/Gazeta Olle/

Kosova mbanë stërvitjen e radhës, mungojnë dy futbollistë të ftuar

Drenica bën goditjen e madhe, nënshkruan me portierin e njohur