Afrim Tovërlani i cili momentalisht është trajner i Kosovës u21, po kërkohet nga tifozeria e Prishtinës, Plisat.
’Toki’ për shumë vite me rradhë kishte dominuar futbollin kosovar me kryeqytetasit, duke u bërë kështu nga më të dashurit në Prishtinë, shkruan Gazeta OLLE.
Por një vendim për të qenë pjesë e bardhekaltërve, për Tovërlanin do ishte shumë e vështirë, pasi që do duhej t’i thoshte lamtumirë dardanëve, me lojtarët e rinj që janë duke kaluar kohë fantastike me trajnerin.
Prishtina gjithashtu ka kontaktuar Mirel Josën, për një rikthim të mundshëm në kryeqytet.