‘Toki’ zbulon përparësitë e Besës

Para ndeshjes së ‘Digitalb’ Kupës së Kosovës në futboll, Besa – Trepça ’89, foli për Gazetaolle.com, edhe trajneri i mitrovicasve, Arfim Tovërlani. “Është ndeshje e vështirë dhe e rëndësishme për të dyja palët. E njohim njëra-tjetrën mirë dhe mendoj se nuk ka asgjë të panjohur në asnjërën palë. Mendoj se takimi i dytë, do të vendos se kush do të jetë në finale”, ka thënë Afrim Tovërlani i njohur si ‘Toki’.

Strategu nga Prishtina, konsideron se Besa në këtë takim ka disa përparësi. “Përparësitë janë në anën e vendasve, sepse ata kanë fond më të pasur të futbollistëve, dhe janë skuadra që ka shpenzuar shumë në dy afatet kalimtare. Ndoshta përparësi e jonë është fakti se presioni do të jenë në anën e vendasve”, përfundoi trajneri më i suksesshëm kosovarë në vitet e pasluftës, Afrim Tovërlani.