‘Toki’ konfirmon së shpejti kontratën e re te Feronikeli, nga ediconi i ri luftojnë…

Feronikeli ka zhgënjy edhe një herë tifozët nga Drenasi pasi humbi si  vendas ndaj Ballkanit, 1-0, në kuadër të xhiros së 30-të në IPKO Superligë.

Ishte një gol i Blend Baftiut që i tha suharekasve tre pikë, shkruan Gazeta OLLE.

Pas ndeshjes, trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani ka konfirmuar lajmin se do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij ekipi edhe pas përfundimit të këtij ediconi.

“Këto ditë do të përfundon marrëveshje, e cila do të jetë që të krijojmë një ekip për titull. Kontrata e re do të jetë 1 vjeçare”, tha Tovërlani.

Ky i fundit, erdhi në në muajin mars te Feronikeli pas largimit të Agim Sopit.