Java e 15-të e Art Motion Superligës ka dhuruar ndeshje interesante, ku derbi ishte mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit. Mysafirët shënuan fitore 62:84.
Pikërisht nga kjo ndeshje vjen edhe lojtari më i mirë i javës. Mikaile Tmusiq ndaj mitrovicasve kishte 25 pikë, katër kërcime dhe një asistim. Tmusiq realizoi shtatë tre pikësha nga 13 tentime, duke u duartrokitur nga tifozët mitrovicas, shkruan FBK.
Tmusiq u ndihmua nga Erjon Kastrati, i cili kishte 21 pikë, katër kërcime dhe pesë asistime. Peja realizoi fitore bindëse ndaj Bashkimit 101:71. Te pejanët u dalluan Arian Qallaku me 20 pikë, katër kërcime dhe katër asistime, si dhe Stephen Maxëell me 18 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime.
Sigal Prishtina realizoi fitore të lehtë ndaj Dritës 117:64. Te prishtinasit, lojtari me statistikat më të mira ishte Ëendell Mitchell me 17 pikë, tetë kërcime dhe tri asistime.
Top 5
Mikaile Tmusiq (Golden Eagle Ylli) 25 pikë, 4 kërcime, 1 asistim
Erjon Kastrati (Golden Eagle Ylli) 21 pikë, 4 kërcime, 5 asistime
Arian Qallaku (Peja) 20 pikë, 4 kërcime, 4 asistime
Stephen Maxwell (Peja) 18 pikë, 9 kërcime, 2 asistime
Wendell Mitchell (Sigal Prishtina) 17 pikë, 8 kërcime, 3 asistime.