‘Tmerrohet’ Dortmundi

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp do të ketë një hendikep të madh për sfidën e kthimit kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Ylli i skuadrës së tij, Marco Reus, sapo ka pësuar një lëndim të rëndë në sfidën për kupë kundër Dresdenit.

Reus u deshtë të zëvendësohej teksa sipas informacioneve të para, ai sigurt nuk do të paraqitet kundër Juves në Signal Iduna Park.

Ndryshe, Zonja e Vjetër e fitoi takimin e parë kundër Dortmundit 2:1 në Torino.