Tmerr: Kjo foto tregon se kush u rrah në “Elbasan Arena”!

Rrahje para ndeshjes në qytet, e rrahje edhe në stadium. Kjo foto tregon gjithçka se cilat grupe të tifozëve u rrahën në tribunat e ‘Elbasan Arenës’, gjatë ndeshjes Shqipëri – Armeni.

Në anën e majtë janë tifozët me fanellat e Fikshave, grup ky i tifozëve nga Kaçaniku, kurse në të djathtë tifozët nga Shkupi, Shvercerat, shkruan GazetaOlle.com.

Tek Fikshat shihet edhe një tifoz me shallin e Arpagjikëve të Prizrenit.

Fikshat janë të binjakëzuar me Ballistët e Tetovës, të cilët janë në armiqësi me Shvercerat.

Rrahjet që ndodhën i vunë hije të keqe ndeshjes së mbrëmshme. (GAZETA OLLE)

rrahjaaa

Rrahja gjatë ndeshjes