TKZ feston 19-vjetorin e themelimit: Qëllim mbetet bashkimi Kombëtar

Tifogrupi më i madh i kombëtares së Shqipërisë, Tifozat Kuq e Zi festojnë ditën e sotme 19-vjetorin e themelimit teksa përgjatë gjithë kësaj kohe ata i kanë qëndruar besnik ngjyrave të tyre dhe Shqipërisë në momentet e saj më të vështira, por edhe më të bukurat.

Nëpërmjet një video nga qyteti i Krujës, në rrjetet sociale TKZ thekson se qëillimi i tyre mbetet bashkimi kombëtar.

Postimi i TKZ:

“Sot, Tifozat Kuq e Zi mbushin 19 vite nga themelimi me përkulje dhe falënderime çdo anëtari dhe mbështetësi në këtë rrugëtim fisnik, ku qëllimi i vetëm ishte dhe vazhdon të jetë t’i mbledhim rreth vetës të gjithë tifozët shqiptarë dhe unifikim drejt idealit tonë të përbashkët, të trashëguar nga të parët tanë e që asht bashkimi kombëtar. Andaj, ju ftojmë të gjithë ju të na bashkëngjitni në ketë rrugëtim.

Më poshtë gjeni një video të shkurtër me rastin e 19 vjetorit të themelimit, aktivitet i cili u mbajt në Krujën tonë të bukur, në Krujën e Skënderbeut.

O sa mirë me qenë Shqiptar! 🇦🇱

Muriqi: Do të punoj çdo ditë që ta nderoj vendin tim

Skuadrat nga Serie A dhe La Liga të interesuara për shërbimet e Jorginhos