Tjetër video e publikuar nga Prishtina: Nuk jemi të dëmtuar, jemi të vjedhur

Klubi nga kryeqyteti, FC Prishtina asesi të pajtohet me ndarjen e drejtësisë në ALBI Mall Superligën e Kosovës.

Pas reagimit të fuqishëm në ndeshjen e fundit ndaj Fushë Kosovës, bardhekaltërit kanë publikuar një video ku sipas tyre janë dëmtuar, shkruan Gazeta OLLE.

Prishtina momentalisht është duke luftuar për një vend që dërgon në garat evropiane, por me gabimin dje ndaj Pampurave, janë vështirësuar punët maksimalisht.

Gjithësesi, skuadra e Egbos është gjysmëfinaliste e Kupës së Kosovës, ku do jetë tashmë dhe fokusi kryesor.

Muçi: E mendoj veten pjesë të listës, por i takon Sylvinhos

Drita fillon punimet për stadiumin ndihmës me bari natyral