Tjetër paraqitje heroike nga Aro Muric, vendimtar me dy pritje (Video)

Aro Muric është treguar edhe njëherë vendimtar në barazimin 1-1 të Burnleyt ndaj Wolvesit në kuadër të javës së 31-të.

Reprezentuesi i Kosovës po kalon nëpër një formë fantastike te skuadra angleze, duke bërë paraqitje të jashtëzakonshme, siç ishte në ndeshjen ndaj Chelseat në barazimin 2-2.

Tani, kundër Wolvesit, Aro Muric bëri dy paraqitje jetike, duke e shpëtuar Burnleyn nga humbja.

Në minutën e 53-të, portieri kosovar ia mohoi një gol të qind për qindtë Rayan Ait-Nouri, duke e stopuar goditjen e tij kur ishin të dy ballë për ballë.

Në minutat e fundit të takimit, Muric sërish ishte heroi i Burnleyt, duke bërë pritje që ia siguruan skuadrës së tij një pikë.

Në një vlerësim nga SifaScore, Muric u notua me notën 7.0, ndërsa ndaj Chelseat u vlerësua me notën maksimale 10, gjersa ndaj Brentfordit mori 8.3.

Prishtina triumfon në Liga Unike Femrat

Sot zhvillohen dy përballjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës