Tjetër paraqitje e fortë e Ardian Ismajlit – merr vlerësim të lartë ndaj Udineses

Empoli dhe Udinese luajtën baras me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 13-të të Serie A, ku Ardian Ismajli pati paraqitje shumë të mirë.

Mbrojtësi që po shkëlqen në Serie A këtë sezon, ishte me i vlerësuari te Empoli, sipas SofaScore.

Ai është vlerësuar me notën 7.6, pasi gjatë ndeshjes kishte 15 spastime nga zona.

Ismajli bllokoi dy goditje, ndërsa kishte edhe katër ndërprerje të aksioneve.

Ai kishte edhe 45 prekje të topit, ndërsa kompletoi 91 për qind të pasimeve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport)

Mbrojtësi shqiptar ka oferta nga Juventusi dhe Napoli për këtë afat kalimtar dimëror që po vjen.

E ardhmja e ndritur e Fisnik Asllanit, katër top klube gjermane pas tij

“Mund ta humbin pjesëmarrjen në Kupën e Botës për shkak të rumunëve racistë” – gazetarja suedeze e ashpër me UEFA-n