Tjetër humbje për Manchester United

Bournemouthi e ka mundur Manchester Unitedin me rezultat të ngushtë 2:1, duke ia vazhduar krizën e rezultateve skuadrës së trajnerit të rrezikuar, Louis Van Gaal.

Junior Stanislas shënoi në minutën e dytë për 1:0, ndërsa Marouane Fellaini barazoi shifrat në të 24-ën.

Nëntë minuta brenda pjesës së dytë, Joshua King realizoi për epërsinë e dytë të vendësve dhe takimi u mbyll 2:1. /Olle