Tjetër gol vendimtar në fitoren e Granadas, Uzuni i pandalshëm në Spanjë (Video)

Myrto Uzuni rikthehet te goli pas katër ndeshjesh në LaLiga 2. Sulmuesi i kombëtares realizoi golin numër 21 në këtë sezon teksa shënoi të dytin për Grandaën në ndeshjen që këta të fundit po luajnë në shtëpi ndaj Las Palmas.

Në minutën e 41-të, 27-vjeçari u shkëput bukur nga mbrojtësit kundërshtarë teksa ishte i pakapshëm duke shfrytëzuar shpejtësinë që e karakterizon.

Në duelin një për një me portierin kundërshtar, Uzuni nuk fali dhe tundi rrjetën e kundërshtarëve.

Në këtë formë, Uzuni konfirmon sezonin më të mirë në karrierë teksa Granada e udhëhequr nga shqiptari është pranë rikthimit në elitën spanjolle.

Curri falënderon skuadrën për fitoren, vlerëson edhe Ferizajn

Idrizin e bën të lumtur fitorja me rikthim ndaj Llapit