Tjetër gol spektakolar nga Edon Zhegrova (Video)

Edon Zhegrova është rikthyer në njërin ndër lojtarët kryesorë te Lille, ku në derbi ndaj Lens ka gjetur edhe golin e dytë personal. 

Sulmuesi anësor e nisi nga minuta e përballë në derbi ndaj Lens, ku fillimisht që në start zhbllokoi ndeshjen.

Në minutën e 9-të, ai mori pasim nga Nabil Bentaleb, duke pranuar topin para zonës, për të dribluar një mbrojtës dhe për të gjetur rrjetën për 1-0.

 

Edhe në fillimin e pjesës së dytë, Zhegrova sërish gjeti golin, duke përfituar nga një top i kthyer për të shënuar për 2-0.

 

Një paraqitje shumë e mirë e yllit të Kosovës për Lille, pasi po luajnë një nga rivalët më të mëdhenj për një vend në Ligën e Kampionëve është pikërisht Lens.

 

Si në kohët e vështira edhe në të mira, Agim Ademi gjithmonë pranë futbollit

Faqja zyrtare e Ligue 1 thur elozhe për Edon Zhegrovën