Tjetër gol ëndrrash nga Andrea Pirlo

Andrea Pirlo ka shënuar një gol ëndrrash për Juventusin, në ndeshjen që po e fiton ndaj Atalantës 2:1.

Mesfushori italian realizoi në minutën e fundit të pjesës së parë, falë një goditje tronditëse nga rreth 30 metra.