Tjetër goditje nga Ulpiana, transferon mesfushorin e njohur kosovar

Ulpiana ka vazhduar me transferime cilësore gjatë afatit kalimtar veror.

Skuadra e rikthyer në elitën e futbollit kosovar ka kompletuar edhe një transferim gjatë ditës së sotme.

Pasi konfirmoi brazilianin Iran da Coinceiçao, Ulpiana ka bërë një tjetër goditje.

Mesfushori me përvojë të madhe në futbollin kosovar dhe atë shqiptar, Argjend Mustafa është lojtari më i ri i Ulpianës.

Mustafa tanimë është prezantuar në ambientet e klubit së bashku me menaxherin e tij Urim Sejdiu, shkruan Gazeta Olle.

Ish-anëtari i Drenicës ka zgjedhur edhe numrin 14, numër që do ta mbajë te Ulpiana në edicionin e ri në Superligë. /Gazeta Olle/

 

Lajm fantastik: Qeveria e Kosovës lejon 30 për qind të tifozëve në stadiume

Batatina premton spektakël në ndeshjen e nesërme në “Fadil Vokrri”