Tjetër goditje nga Ferizaj, merr sulmuesin Albion Kurtaj

Ferizaj e ka nisur fuqishëm afatin kalimtar, duke prezantuar edhe ‘bombën’ e dytë brenda ditës.

Pasi zyrtarizuan super talentin Sokol Kiqinën, ferizajasit kanë zyrtarizuar edhe Albion Kurtajn.

𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐞𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐨𝐥𝐞𝐧 𝐞 𝐭𝐢𝐣, 𝐀𝐥𝐛𝐢𝐨𝐧 𝐊𝐮𝐫𝐭𝐚𝐣 ⚡️

Më në fund, FC Ferizaj dhe sulmuesi shpërthyes Albion Kurtaj bashkojnë forcat, për një pranverë sa më të nxehtë dhe shpërthyese.

Kurtaj ishte pjesë e jona edhe para dy sezoneve kur ne u inkuadruam nga Liga e Parë në Superligë.

Së fundmi ai ishte pjesë e Prishtinës, ku u transferua nga Llapi.

Kurtaj asnjëherë nuk u largua njëmend nga Ferizaj. Ai vetëm rrugëtoi në disa ekipe, por zemra e tij ka rrahur çdo herë për FC Ferizaj.

Me Kurtajn dhe Kiqinën ne po ndërtojmë një ofanzivë të frikshme. Para vetës e kemi një mision, SUPERLIGËN.

Na priftë e mbara! 🔵⚪️

Telegram ngushëllimi i FC Dritës

Kololli rikthehet në Zvicër dhe nënshkruan për Baselin