Tjetër goditje e madhe nga Suhareka, zyrtarizojnë Jakup Berishën

Ashtu siç ka lajmëruar Gazeta Olle javë më parë, Jakup Berisha është zyrtarisht lojtari më i ri i Suharkës.

Sulmuesi shkupjan shkëlqeu me fanellën e Feronikelit ’74 sezonin e kaluar, derisa karrierën do ta vazhdoj te Suhareka.

Berisha ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën e inkuadruar në Superligë.

Njoftimi i plotë nga Suhareka:

Jakup Berisha përforcon sulmin tonë

Ju njoftojmë që sulmuesi Jakup Berisha është përforcimi ynë i radhës i cili ka nënshkruar kontratë 2vjeçare me klubin tonë që do jetë pjesë e klubit deri më 2026.

Berisha edicionin e fundit ishte pjesë e KF Feronikeli 74 ku tregoi paraqitje fenomenale me skuadrën nga Drenasi kurse në të kaluarën ishte pjesë e FC Shkëndija, FC Shkupi, FC Pelister Bitola dhe e FK Kukësi në Shqipëri. /Gazeta Olle/

Portugalia e mposht me lehtësi Turqinë dhe kualifikohet në raundin tjetër

Kristjan Asllani, “kamarieri” i Shqipërisë: Nga mbërritja e babait të tij në Itali te fëmijëria e vështirë, nënshkrimi me Interin dhe lider kuqezi