Tjetër arritje e Bytyqit në Turqi, është më i miri i javës në këtë statistikë

Po vazhdon shkëlqimi i Zymer Bytyqit në Superligën e futbollit të Turqisë.

Kosovari kishte siguruar me plot meritë vendin në formacionin e javës së fundit, pasi në ndeshjen e Konyasporit dha kontribut të madh në fitoren e skuadrës ndaj Karagumruk, me rezultat të thellë 5-1, shkruan Gazeta Olle.

Anësori i skuadrës turke, ka pasur paraqitje fantastike, duke shënuar edhe një gol në këtë takim.

Ai është shpallur edhe si dribluesi më i mirë i javës së 39-të, me plot tetë driblime të suksesshe.

Mbrapa Bytyqit kanë mbetur dy futbollistët, Fofana dhe Sagal me nga shtatë driblime. /Gazeta Olle/