“Titulli ose Kupa do të vijë në Gjilan”

Gjilani përgatitet për super sfidën e fundjavës (të dielën), ku do të përballen me Besën e Pejës.

Gjilanasit për pak nuk importuan tri pikë nga Merdara, ku barazuan me rezultat 1:1 me Llapin, në takimin që u luajt në fundjavën e kaluar.

Pika që importuan nga Merdara i jep edhe më shumë forcë futbollistëve të Gjilanit para derbit me pejanët.

Gjilani aktualisht është në pozitën e katërt me 30 pikë në elitën e futbollit, por ka dy më pak se lideri dhe kampioni në fuqi, Feronikeli nga Drenasi. Futbollisti Qëndrim Dautaj shprehet se është i kënaqur me lojën që dëshmoi për Gjilanin.

“Ekipin tonë e dallon puna profesionale e shtabit teknik, serioziteti i kryesisë dhe fondi i mirë i lojtarëve, që shumica kemi luajtur në disa ekipe së bashku”.

“Njëri nga trofetë, ose Kupa ose titulli do të vijnë në Gjilani”, tha Qëndrim Dautaj, mesfushor i Gjilanit.