Titulli i kampionit në kryeqytet ose Drenas!

Stinori pranveror i Superligës së Kosovës në futboll nis javën e ardhshme, kurse në garë për titull kampioni janë gjashtë skuadra. Mirëpo, ish-trajneri i Dritës dhe Hajvalisë, Bekim Isufi, thotë se trofeu më i madh në futbollin kosovar do të jetë afër kryeqytetit.

“Prishtina, Feronikeli, Hajvalia”, është parashikimi i Isufit, dhënë Gazetës Olle.

Ai thotë se ky do të jetë kampionati më interesant, mirëpo është pessimist në ngritjen e cilësive, pavarësisht transfereve të shumta që janë bërë.

“Janë në garë shumë ekipe. Shumë sosh janë përforcuar. Nuk do të dihet deri në fund, kush do të bëhet kampion, sepse edhe ekipet që ndodhen poshtë tabelës kanë bërë lëvizjet e veta dhe janë në gjendje të prishinë punë. Kështu që, ky është edicioni më interesant, por nuk besoj që do të ketë kualitet, sepse gara për titull fut ekipet në presion të rezultatit dhe humb cilësia”, deklaroi Isufi. (Gazeta Olle)