Tirron Mamusha, kampion i Kosovës në atletikë

Tirron Mamusha është shpallur kampion i Kosovës në garën prej 5000 metrave në Kampionatin Individual të Kosovës në atletikë.

Gjakovari Mamusha i skuadrës Green Team, i cili nuk ka pushuar së ushtruari as gjatë pandemisë, këtë garë e përfundoi për 16 minuta e 23
sekonda.

Ai la pas vetes atletët Besar Zeka (KA Besa Pejë) dhe Arlind Morina (KA Malisheva) në vendet dy dhe tre.

Tirroni ka thënë se ka qenë sakrificë që në kohë të pandemisë të vazhdojë ushtrimet, duke uruar për ditë më të mira për Kosovën.

Në të njëjtën kohë, kampioni Mamusha ka bërë thirrje edhe për kujdes dhe përgjegjshmëri për këtë kohë të vështirë.

ANOTHER WIN 🏆Sot u mbajte Kampionati Individual i Kosoves, vendi i pare ne distancen 5000m dhe u shpalla kampion i…

Gepostet von Tirron Mamusha am Samstag, 1. August 2020