Tiranën e kap ankthi për trajnerin, Orges Shehit i vjen oferta interesante nga Kosova

Orges Shehi tani është në qendër të vëmendjes. Prej javësh trajneri i Tiranës ka në tavolinë një ofertë shumë të mirë.

Një skuadër kosovare i ka afruar 15 mijë euro që ai së bashku me stafin e tij të drejtojnë një ekip kosovar dhe të sjellin titullin kampion, njofton Panoramasport.

Oferta është shumë e mirë dhe është një nga të shumtat, ndërsa Orges Shehi kërkon të vazhdojë punën te Tirana dhe do ta vazhdojë.

Gjithsesi, trajneri i ka kërkuar kohë më parë presidentit Refik Halili dy gjëra teknike: të ruajë grupin, pra të rinovojë kontratat me lojtarët pa kontratë, por edhe të ketë një skuadër kompetitive për sezonin e ri. Pra, që të mos ketë largime.

Edhe nëse ka largime ekstra, pra për shitje, Shehi kërkon nga klubi që t’i zëvendësojë me lojtarë të vlefshëm dhe të njëjtë me ata që ka pasur. Këto janë kushtet teknike të Shehit, i cili e mori skuadrën një vit e gjysmë më parë dhe që në sezonin e dytë solli titullin te bardheblutë.

Këngëtarja e njohur pranoi se ishte me Neymar: Ai nuk ishte kurrë i dashuri im, jemi puthur

Rekordi impresionues i Guardiolas ndaj Real Madrid – diçka për t’i rritur shpresat e Man City