Tirana prezanton Roland Gërçaliun

Radhët e Tiranës janë shtuar me dy lojtarë të rinj. Klubi bardheblu ka prezantuar sot blerjet e para. Ronald Gërçaliu dhe Dritan Smajli nga sot janë pjesë e ekipit kryeqytetas që ka pak ditë që ka nisur përgatitjet për sezonin e ri. Të dy do të përforcojnë mbrojtjen.

Ronald Gërçaliu ka kaluar karrierën si profesionist më së shumti në Austri. Mes ekipeve më të njohur janë Shtrum i Gracit, Austria e Vienës apo Salzburgu. 29-vjeçari ka qenë pjesë e përfaqësueses së Austrisë në të kaluarën duke luajtur 14 ndeshje.

Gërxhaliu do të luajë në qendër të mbrojtjes më Debatik Currin duke e formuar nëj dyshe kosovare.

Këto nuk janë përforcimet e vetme për Tiranën, që ka ende shumë punë për të plotësuar grupin që në javën e parë të stërvitjes ka qenë i përbërë nga 12 lojtarë. Drejtuesit kanë premtuar afrime të tjera që do të bëhen të ditura në ditët në vijim.