Tirana po tenton transferimin e reprezentuesit të Shqipërisë

Merkatoja është larg, por Tirana është duke menduar për afrimet e janarit.

Me një Redon Xhixha gjithmonë e më larg bardhebluve, Tirana është duke menduar për afrimet.

Si qëllim është një sulmues qendre dhe mesfushor. Prej kohësh Tirana kërkon të afrojë lojtarë cilësorë.

Një prej tyre mund të jetë Kristi Qose.

Për lojtarin, Tirana ka pasur dëshirë për ta afruar në verë, por gjërat nuk shkuan mirë, sepse lojtari zgjodhi një skuadër tjetër.

Sezonin e vjetshëm e pa Kristi Qosen te skuadra e Karvinës në kampionatin çek, ku pas shumë përpjekjesh ata nuk ia dolën që të mbijetonin në kategori.

Por nga të paktët lojtarë që dalloi ishte edhe mesfushori i lindur në Korçë.

Këtë gjë e dëshmoi edhe skuadra e Pëlzenit, kampionia e Çekisë, që e afroi shqiptarin. Gjithsesi, gjërat nuk është se shkuan mirë për Qosen në Çeki.

Lojtari tashmë është larguar nga Pëlzeni dhe është futbollist i lirë. Edhe pse ka një vlerë të lart në treg, lojtari nuk ia doli për shkak të një incidenti.

Në këtë situatë mund të përfitojë Tirana, e cila mund ta afrojë në mesfushë futbollistin nëse shet një nga yjet e saj këtë janar. Lojtari do të ishte një përforcim shumë i madh për bardheblutë, pasi dihet që Qose është lojtari i Kombëtares shqiptare.

ÇEKIA – Në Çeki me Pëlzenin, lojtari u aktivizua deri para pak muajsh. Kampionia në fuqi e ligës çeke vendosi të ndërpresë kontratën me mesfushorin shqiptar, pasi ai sulmoi arbitrin në një ndeshje të ekipit Pëlzen B.

Në ndeshjen mes Admira Prague dhe Viktoria Pëlzen, Kristi Qose mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 63-të.

Sipas shtypit çek, Qose më pas ka shtyrë Martinecin dhe pasi ka parë kartonin e kuq ka shtyrë pas shpine edhe gjyqtarin kryesor. Futbollisti shqiptar u ndëshkua me katër muaj, por rrezikonte dy vite.

Lojtari më pas dorëzoi një letër në të cilën i kërkon falje arbitrit dhe në të njëjtën kohë shprehu keqardhjen e tij. lojtari është aktivizuar në pesë takime dhe 174 minuta.

Gjithashtu në orbitën e bardhebluve ka shumë emra, por është ende heret për të folur për ndonjë firmë të mundshme./panorama/

Taulant Seferi shënon një tjetër gol të bukur në Ukrainë (VIdeo)

Shqipëri – Armeni, publikohen formacionet zyrtare