Tirana pëson humbje në udhëtim te Besiktas

Besiktasi është shumë i fortë për Tiranën dhe këtë e konfirmoi në fushën e lojës në Stamboll, duke mposhtur 3-1 bardheblutë dhe hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Klubi gjigant turk dominoi në pjesën e parë dhe arriti të shënojë dy herë në portën e Selmanit, fillimisht me mbrojtësin Bulut dhe më pas me sulmuesin Muleka, teksa gardiani bardheblu shmangu disa gola të tjerë.

Pjesa e dytë ishte më e qetë dhe nga kjo përfitoi Tirana, që shënoi me anë të brazilianit Kaina Nunes në minutën e 83-të, duke rihapur takimin, por vetëm kaq, pasi turqit shënuan edhe golin e tretë me Kilicsoy në minutat shtesë.

Sfida e kthimit mes Tiranës dhe Besiktasit do të luhet një javë më vonë në “Air Albania”.

Dukagjini pëson humbje minimale nga Rijeka

Luzi: Rijeka na mposhti falë eksperiencës, nuk dorëzohemi