Tirana ofron 75 mijë euro për Visar Bekajn

Visar Bekaj mund të largohet nga FC Prishtina gjatë kësaj vere.

Siç raporton ‘Supersport’, të interesuar për transferimin e tij, është skuadra më e trofeshme në Shqipëri, transmeton Gazeta Olle.

Madje, sipas kësaj, Tirana ka ofruar 75 mijë euro për shërbimet e gardianit të Kosovës.

Tirana, është e interesuar edhe për anësorin, Armend Thaqi po ashtu futbollist i Prishtinës.

Thaqi, do të mbetet pa kontratë në fund të ediconit.

Por, Thaqi thuhet se ka stepur Tiranën me kërkesën e lartë të tij te çështja e pagës.

(Foto: Hlimi Veliu, Gazeta Olle)