Tirana nuk përballon Young Boysin

Tirana nuk ka arritur të shkaktojë befasi, duke u eliminuar në Play Off të Ligës së Evropës.
Tiranasit u mposhtën 3:0 nga kampioni i Zvicrës, Young Boys, në udhëtim.
Në portë tek Tirana debutoi portieri i Kombëtares së Kosovës dhe ish-i i Prishtinës, Visar Bekaj.
Ai pati paraqitje të mirë, sidomos në daljet nga porta.
Fassnacht në pjesën e parë dhe Nsame në të dytën shënuan golat.
Pas rezultatit 3:0, Tirassa i Tiranës u ndërshkua me kartonin e kuq (dy të verdhë) në minutën 67.