Tirana me të gjitha forcat do të mundohet për t’i fituar ‘Këpucën e Artë’ sulmuesit Taulant Seferi

Tirana ka mbyllur çështjen e titullit, por tani bardheblutë duhet të luajnë për Taulant Seferin. Sulmuesi është në luftë për “Këpucën e Artë”, ndërsa Tirana dhe shokët do të bëjnë të pamundurën që ta çojnë te goli sulmuesin.

Futbollisti ka 16 gola dhe është në luftë me Guindonë për të dalë golashënues i Superiores. Mësohet se skuadra dhe sulmuesi do të bëjnë të pamundurën që ta fitojnë edhe këtë garë. Në lojë janë edhe tri ndeshje dhe Seferi kërkon që të shënojë sa më shumë gola për të dalë i pari në vendin tonë për sa u përket golave.

500 mijë euro është vlera e kartonit të Taulant Seferit. Sulmuesi erdhi te Tirana janarin e 2021-shit dhe vetëm në Superiore ka shënuar 22 gola. Nëntë asiste dhe 3000 minuta ka koleksionuar Seferi këtë sezon, duke qenë njeriu asist më i mirë i Tiranës dhe Superiores në përgjithësi, por edhe i golave të shënuar.

Sulmuesi ka shënuar deri tani 16 gola dhe është bomberi më rezultativ sezonet e fundit, sepse nëse shikon kuotën e golave të tij, askush prej 2009-ës nuk i ka shënuar. Seferi është larg gjashtë gola nga Migen Memelli, lojtari i fundit që ka shënuar mbi 22 gola në Superiore. Ndërkohë që nga bardheblutë nuk del një golashënues prej sezonit 2008-2009.

Bardheblutë në historinë e tyre kanë nga ata lojtarë që kanë shënuar edhe 30 gola, por që për shumë vite nuk po gjejnë njeriun e golit. Dikur Fortuzi shënonte 31 gola në kampionat, ashtu si Sinani, Salihi, Halili e Kola.

Ama me Migen Memellin në sezonin 2008-2009 që shënoi 22 gola në sezonin e titullit, Tirana e ka mbyllur serinë e golashënuesve. Asnjë lojtar tjetër nuk i është afruar pogradecarit. ‘PANORAMASPORT.AL’

/Gazeta OLLE/

Erik Ten Hag flet për Mason Greenwood i cili akoma nuk ka përfunduar gjykimin e plotë

Orges Shehi flet përsëri rreth kontratës me Tiranën