Tirana godet në merkato, transferon futbollistin e kombëtares evropiane

KF Tirana ka nënshkruar me futbollistin e Kombëtares finlandeze, Tim Väyrynen.

27 vjeçari i është bashkuar skuadrës nga kryeqyteti i Shqipërisë me një kontratë 1 vit e gjysmë.

Ky është njoftimi i klubit:

Mirësevjen Tim Väyrynen! KF Tirana njofton goditjen e re të transferimeve të Janarit. Tim Väyrynen ka qënë një ndër emrat me të cilët klubi është futur në negociata gjatë këtyre javëve. Ai firmosi sot duke u zyrtarizuar si lojtar i KF Tirana. Sulmuesi 27 vjecar vjen nga Finlanda dhe do të jetë pjesë e bardhebluve për 1 vit e gjysëm. Një emër i njohur për kampionatin Finlandez dhe pjesë e Kombëtares Finlandeze ku ka bërë paraqitje tejet dinjitoze. Tim lë skuadrën HJK Helsinki për t’ju bashkuar klubit më të madh Shqiptar.