Tiranës ka fituar derbin ndaj Partizanit me rezultat minimal 1:0 në “Air Albania”.
Në një ‘Air Albania’ që ‘ziente’ nga prania e më shumë se 10 mijë tifozëve, pjesa e parë prodhoi spektakël, tension, VAR, penallti.
Golin e vetëm të ndeshjes, e shënoi Vesel Limajt, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Nga ana tjetër, Partizani bën mirë vetëm në 15-20 minutat e para dhe nuk ia del të shmangë humbjen e dytë sezonale.
Për fitoren e parë do të duhet të presë ende, pasi prej 6 javësh nuk arrin të shkojë te suksesi.