Bardheblutë arritën të marrin vetëm një pikë kundër Laçit, duke barazuar me shifrat 1-1.
Stadiumi ‘Skënderbeu’ nuk i sjell fat skuadrës kryeqytetase. Kundër kurbinasve, Jarmouni dukej se i dha një fitore të vuajtur kryeqytetasve, por një autogol në limitet e kohës shtesë i dha barazimin skuadrës kurbinase.
Me këtë barazim, Tirana ngjitet në kuotën e 11 pikëve dhe shndërrohet në “mbretëreshën e barazimeve”, me 8 deri tani në 10 javë kampionat.
Ndërsa kurbinasit kthehen me këmbë në tokë, teksa pas fitores së kaluar morën një tjetër pikë me vlerë për të shpresuar mbijetesën.