Tirana e prezanton ishin e Brazilit dhe Interit, ja premtimet e tij

Tirana ka prezantuar trajnerin e ri, brazilianin Ze Maria, i cili më parë ka qenë pjesë e Brazilit dhe Interit si futbollist.

Ai i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në konferencën për shtyp të organizuar nga klubi bardheblu.

“Ju falënderoj të gjithëve. Ndihem i nderuar që jam këtu. Falënderoj presidentin Halili. Kam ardhur në një klub të madh me një të shkuar brilante dhe do të kthehet me një të ardhme po aq brilante”.

“Kam luajtur me klube të mëdha, kam luajtur me Flamengon, kam fituar Superkupën në Kenia me skuadrën më të madhe atje. Jam mësuar me presionin dhe nuk e kam problem të drejtoj një klub të madh. Di të them që jam gati të punoj me një klub si Tirana, pasi kam eksperiencën e duhur”.

“Objektivi personal është i njëjtë me atë të klubit, të ngjitemi në Superiore dhe të kalojmë turin e parë në Europë, si dhe të punoj me skuadrat e moshave, për t’i rritur ata si futbollistë”.

“E pranova menjëherë ofertë. Isha në Kenia, me një ekip që ishte mësuar të ishte në krye. Isha drejtues i skuadrës më të madhe në Kenia, tani jam në krye të skuadrës më të madhe në Shqipëri. Është momenti për të parë përpara”.

“Kam ardhur këtu me ndihmësit e mi brazilianë. Do bashkëpunoj edhe me stafin vendas, pasi jemi për të njëjtin qëllim”.

“Kemi pak kohe për ndeshjet e radhës. Kam njohuri për lojtarë të talentuar në Brazil, në Kenia apo në Itali. Fillimisht duhet të njoh skuadrën, pastaj do vendos se çfarë lojtarësh na duhen”.

“Nuk kam ardhur të jem më i miri, por për të bërë mirë, për të kthyer tifozët dhe për të kthyer Tiranën në Superiore. Më pas mund të bëhen analizat”.

“Do e zbuloj kampionatin nga dita në ditë, Fillimisht duhet të njihemi me metodikën e punës dhe më pas do të shohim. Gjysmën e ndeshjeve i luajmë në shtëpi, në një terren shumë të mirë”.