Tirana baras, fiton Partizani, shënon Rrahmani

 

Tirana ka barazuar me Teutën e Durrësit me shifrat 0:0, në kuadër të javës së 27-të të Kategorisë Superiore Shqiptare. Kosovarët Debatik Curri e Argjend Malaj, luajtën titullarë për Tiranën.

Në ndeshjen tjetër, Partizani e mundi Elbasanin me shifrat 4:1.

Amir Rrahmani, Labinot Ibrahimi e Astrit Fazliu të cilët vijnë nga Kosova, e nisën ndeshjen nga minuta e parë për Partizanin. Rrahmani shënoi golin e katërt në ndeshje.

Pas kësaj xhiroje, Skënderbeu i Korçës i prinë renditjes me 57 pikë.