Tifozi special i basketbollit

Në ndeshjen Sigal Prishtina – Kozhuv ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Kryeministri u nda i kënaqur me atë që pa dhe u shpreh se është i lumtur me kapacitetin e treguar të skuadrës kampione dhe basketbollit kosovar.

“Mbrëmje e bukur. KB Sigal Prishtina me lojën që bëri tregoi kapacitetin dhe talentin e vendit tonë për basketboll. Jam shumë i lumtur që këtë talent do ta shfaqim edhe në arenën evropiane dhe botërore pasi antarësimi në FIBA ka krijuar kushtet që Kosova të ketë të drejtë si çdo vend i botës të garojë fer”, shkroi kryeministri në ‘facebook’, transmeton Gazetaolle.com.

Me të në palestër ishte edhe ministri i kulturës dhe sportit Kujtim Shala.