Tifozi shqiptar i dhuron Shaqirit xhaketën me logon e UÇK-së, teksa ky i fundit po intervistohej live pas ndeshjes

Zvicra ka marr një fitore me rezultat 2-0 ndaj Irlandës Veriore në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Xherdan Shaqiri luajti për 92 minuta në këtë ndeshje, ku barti edhe shiritin e kapitenit.

Sulmuesit shqiptar pas ndeshjes, kur ishte në intervistë një shqiptar iu afrua dhe ia hodhi një xhaketë krahëve, shkruan Telegrafi.

Kjo xhaketë kishte edhe logon e UÇK-së, ndërsa Shaqa e mori me sportivitet.

Pasi ishte në intervistë ai e largoi, por nuk ia ktheu, duke e mbajtur në dorë.

Shaqiri mbetet një nga lojtarët më të dashur nga tifozët shqiptarë të futbollit.

Reja: Tani duhet mendojmë për Poloninë dhe Anglinë

Robin Krasniqi humb titullin në IBO, Bosel e fiton atë me vendim të gjyqtarëve