Tifozi racist i Chelseat punon në një organizatë humanitare

Një nga tifozët e racistë të Chelseat që nuk lejuan të person me ngjyrë të futej në tren është një ish-polic. Mediat britanike raportojnë se 50-vjeҫari, Richard Barklie, ishte në mesin e tifozëve që ofenduan rëndë qytetarin francez, duke mos e lejuar të futej në tren shkaku i ngjyrës së lekurës.

Barklie është një ish-polic britanik që vjen nga Irlanda Veriore, teksa tani punon në një organizatë humanitare.

Gjithsesi, për dallim nga tifozët e tjerë, ai ka dorëzuar në polici një kërkim-falje duke thënë se nuk është racist. “Kam punuar në kushte jo të favorshme në Afrikë dhe Indi dhe kam respektuar të drejtat njerëzore”, tha ndër të tjera Barklie.