Tifozi që e dërgoi Sigal Prishtnen në finale

Sigal Prishtina tashmë ka shkruar historinë duke u kualifkiuar në finale të Ligës Ballkanike. Një ndër më meritorët padyshim që është edhe trajneri Marjan Ilievski.

Trajneri maqedonas sezonin e kaluar ishte në kryeqytet, por jo për të udhëhequr prishtinasit, por për të përkahur nga tribunat.

“Me drejtuesit e klubit kam bashkëpunuar edhe edicionin e shkuar dhe e kam ditur projektin dhe synimet që kanë. Më vjen mirë që jam pjesë e kësaj familjeje. Tash jam trajner i ekipit që ka arritur në finale, të cilin edicionin e shkuar e kam përkrahur në gjysmëfinale”, tha Ilievski. (GazetaOlle.com)