Tifozi i veçantë i Dritës, bën rreth 70 kilometra nga Drenasi vetëm për një miqësore!

Ndërroi dy autobus deri në Gjilan, bëri rreth 70 kilometra nga Drenasi vetëm e vetëm të shihte nga afër skuadrën e tij në një ndeshje miqësore.

Është ky Fidan Jusufi, tifozi i veçantë i Dritës së Gjilani që vjen nga Komuna e Drenasit, raporton Demokracia.com.

Fidani, në mëngjesin e të dielës kishte veshur fanellën e “bardhekaltërve” me emrin e njërit nga të preferuarit të tij, talentit Drilon Islamit.

Ai nuk kishte kohë për të humbur, andaj mori rrugën me autobus në drejtim të Prishtinës, e me pas drejt Gjilanit për të shikuar ndeshjen miqësore të Dritës me Ulpianën e cila u mbyll 2-2.

Pavarësisht rezultatit dhe ndeshjes jo të rëndësisë së madhe, Fidani në stadium e dëshironte vetëm fitoren.

Kjo vërehej se ai nuk e bënte vendin vend duke kërkuar golin e lojtarëve të Dritës.

Fidanin në tribuna kohët e fundit janë mësuar ta shohin edhe lojtarët e Dritës të cilët jo në pak raste gjatë pushimit të pjesëve e përshëndetën atë.

Përballja filloi vonë pasdite nga ora 17:30 për shkak të temperaturave të larta në Kosovë.

E kjo natyrisht se ia kufizonte edhe kohën tifozit të Dritës, ngase duhej të mendonte rikthimin me autobus për në shtëpinë e tij në Drenas.

Fidani u largua nga tribuna rreth 15 minuta para kohës së rregullt dhe u duk se kjo e mërziti atë, pasi ishte mësuar ta shikonte Dritën për 90 minuta.

Jo vetëm në Gjilan, Fidani udhëton kudo në Kosovë, në çdo vend ku Drita zbarkon për të luajtur futboll, qoftë në Superligën e Kosovës, qoftë në Kupën e Kosovës.

Megjithatë, Fidani u bë i njohur në të gjitha stadiumet e tjera në Kosovë edhe për faktin se ai vitet e kaluara ishte mbështetës i flakët i Feronikelit.

Duket se për shkak të organizimit të mirë të klubit gjilanas dhe sukseseve të arritur, Drita gëzon tifozë edhe jashtë qytetit të Gjilanit.

Edhe dy futbollistë i bashkohen grupit të të larguarve nga Prishtina

Kjo katërshe e gjyqtarëve do ta drejtojë ndeshjen e Superkupës mes Prishtinës dhe Llapit