Tifozi i palodhur i Vllaznisë, nga Belgjika në Bosnje e Qipro, nuk mungoi në Shkodër, e sot në Rumani

Në rininë e tij ka luajtur futboll, por më shumë është i lidhur me këtë sport si adhurues. Fjala është për Serjan Hotaj nga Shkodra.

Prej vitesh jeton në Antwerp të Belgjikës, por nuk mund të qëndronte larg skuadrës së tij të preferuar, Vllaznisë, që e ndjek gjithmonë kudo.

Javën e kaluar ai ka udhëtuar nga Belgjika në Shkodër për të parë ndeshjen e parë mes Vllaznisë dhe Universitatea dhe një ditë më pas ka udhëtuar sërish drejt vendit ku jeton.

Por sot ai mori rrugën edhe një herë, por kësaj radhe drejt Rumanisë. Ai është shfaqur pasdite në hotelin ku po qëndrojnë kuqeblutë dhe ka takuar drejtuesit dhe disa nga anëtarët e skuadrës.

Në fakt, Serjani ishte i pranishëm edhe vitin e kaluar fillimisht në Bosnje për të parë ndeshjen kundër Shiroki Brijeg dhe më pas edhe në Qipro për ndeshjen kundër AEL Limassol.

Kujtojmë se ndeshja e Vllaznisë sot ndaj Uniev. Craiova nis në orën 19:30 dhe shkodranët do të tentojnë për kualifikimin e madh në turin e tretë.

Vazhdojnë stërvitjet intensive në Kampin Nacional të FBK-së

U hodh shorti për Ligën e Dytë, për Superligën U19 dhe U17