Tifozi i ofenduar, refuzon Chelsean

Tifozi që u bë objekt i sulmit racist nga tifozët e Chelseat, pas ndeshjes me PSG-n në Ligën e Kampionëve, ka refuzuar ofertën e klubit londinez.

Chelsea kishte vendosur t’ia ofrojë një biletë falas për ndeshjen e sotme, që zhvillohet me PSG.

Ndërkohë, tifozi e ka refuzuar atë duke deklaruar: “Faleminderit, por unë nuk jam fëmijë. Ata nuk mund të më blejnë mua biletë. Ata s’mund të më blejnë mua me një copëz letre”, tha ai. (Gazeta Olle)