Tifozi i Liverpoolit e shndërron fanellën e tij nga “Sterling” në “Ings”

Tifozët e Liverpoolit kanë filluar të përgatiten për largimin e yllit Raheem Sterling nga skuadra në afatin kalimtar të qershorit.

Një tifoz i quajtur Phil, i ka fshirë shkronjat e para të mbiemrit Sterling në fanellën e tij (Sterl), duke i lënë vetëm tri shkronjat e fundit “Ing”, dhe duke ia shtuar një “S” tjetër.

Ai e ka formuluar mbiemrin e yllit të ri të “The Reds”, Danny Ings, duke i thënë kështu ‘tung’ Sterlingut. /Gazeta Olle