Tifozi i Iniestas, drejt Real Madridit

Super-talenti kroat, Andrija Balic është tifoz i mesfushorit të Barcelonës, Andres Iniestas, mirëpo ai sipas mediave pritet të transferohet te Barcelona.

Lojtari i Hajduk Splitit, Andrija Balic është një talent i cili premton jashtëzakonisht shumë për të ardhmen e tij.

Ai është duke u krahasuar me disa nga mesfushorët më të mirë në 30 vitet e fundit, teksa ka arritur të shënojë gol kundër rivalit të përjetshëm, Dinamo Zagrebit në moshën 17 vjeçare.

“Mua më pëlqen loja e Iniestas, ai më fascionon. Spanja, Anglia dhe Gjermania janë ligat më të forta. Në Angli, më pëlqen Liverpooli”, tha Balic.

Sidoqoftë, sipas mediave, Balic do të transferohet te Reali dhe pritet të bëhet një galaktikë i ardhshëm.