Tifozi i flaktë i Nora Gjakovës, kryetari i komunës japoneze dekoron zyrën me flamuj të Kosovës

Çikat e Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova janë duke bërë krenar çdo qytetarë të vendit në Lojërat Olimpike në Tokio.

Ato arritën të fitojnë nga një medalje të artë në xhudo, duke bërë kështu që flamuri i Kosovës të ngrihet më së larti.

Kosova me këto dy medalje ka filluar të fitoj zemrat e japonezëve. Kryetari i komunës Sanjo në Japoni, Ryo Takizawa ka dekoruar zyrën e tij me flamuj të Kosovës.

Ai ka publikuar pamje nga zyra e tij dhe ka shkruar: “Urime Nora Gjakovës për medaljen e artë në kategorinë -57 kilogram në xhudo. Sot unë bëra tifo nga zyra me shumë flamuj të Kosovës. Faleminderit edhe Akil Gjakovës dhe Majlinda Kelmendi për luftën e mirë dje”.

Medalja e Nora Gjakovës ishte medalja e tretë olimpike e artë për Kosovën në histori.

Bekim Isufi: Ballkani dy vitet e kaluara ka qenë kampion moral, ky grup i lojtarëve është i pjekur dhe ka mësuar prej gabimeve

Nora Gjakova: Fitoren ua dedikoj të gjithë shqiptarëve