Tifozi 107-vjeçar ende në stadium

Jack Jones i ka mbushur 107 pranvera por askush nuk mund ta ndalë që t’i përcjellë ndeshjet e West Bromwich Albionit në stadium. Ai ishte i pranishëm në takimin e fundit të cilin skuadra e tij e zemrës e mundi Southampton  me shifrat 1:0.

Jack e fitoi edhe një top me nënshkrimet e futbollistëve të West Bromwichit, të cilin ia dorëzoi kapiteni Darren Flatcher si dhe një fanellë me mbishkrimin ‘Jack107’.